Lajme

Rindërtimi pas tërmetit, Rama takon princin e Abu Dabit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar ditën e sotme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Me anë të një videoje në “Facebook”, Rama bën me dije se ky takim është bërë për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve në Bruksel, për tërmetin që goditi vendin më 26 nëntor.

“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe - Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, shkruan kreu i qeverisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1049537532079654/

Konferenca e Donatorëve në Bruksel do të zhvillohet më 17 shkurt ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, që u shoqërua me 51 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë