Lajme

Rinas, pasagjerët braktisin avionin e Blu Panoramës

Pasagjerët e Blue Panorama, që kishin zgjedhur të udhëtonin këtë mëngjes drejt nga aeroporti i Rinasit drejt Firences, janë përballur me frikë dhe panik.

Mësohet se avioni që pa u ndezur kishte rrjedhje të karburantit dhe nxirrte tym.

Pasagjerët e tmerruar janë detyruar të zbresin nga avioni.

Pas gjithë situatës së krijuar, që prej orës 07:30 e deri më tani, pasagjerët nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences.

Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët e Blue Panorama mbeten të zhgënjyer nga fluturimet me këtë agjenci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë