Lajme

Rinas, arrestohet për kontrabandë shtetasi kinez

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një shtetas kinez, i cili dyshohej për veprat penale të kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë dhe mosdeklarim të të hollave apo sendeve me vlerë në kufi.
Në vazhdën e kontrolleve ndaj pasagjerëve të linjave ajrore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, 43-vjeçari nga Kina, i identifikuar vetëm si J. L., por që zotëronte leje qëndrimi dhe banonte përkohësisht në Tiranë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.
Në bagazhin e dorës dhe në trup atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale plot 80 mijë euro, 76 mijë lekë dhe 2.900 jen kinez; gjithashtu edhe 9 steka paketash duhani pa pullë fiskale.
Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë