Shendet

Rimbursimi i kurës anti-Covid deri në 11 mijë lek, vetëm me konfirmim nga laboratori i shtetit

Qeveria ka miratuar skemën e rimbursimit të barnave për personat e prekur nga Covid që trajtohen në shtëpi.

Sipas këtij vendimi të miratuar këtë të mërkurë skema ndahet në dy kategori përfituese në pëputhje me gjendjen e pacientit dhe nevojës së kurimit të tij.

Në grupin e parë bëjnë pjesë pacientët me simptoma të lehta të sëmundjes rimbursohen me 1650 lek.

Grupi i dytë janë pacientët me simptoma mesatare të sëmundjes, që përfitojnë 10900 lek për trajtimin.

Përcaktimin nëse një pacient bën pjesë në grupin e parë apo të dytë e bën mjeku i familjes. Gjithashtu, për ta përfituar këtë ndihme duhet që më parë pacienti të jetë konfirmuar pozitiv vetëm nga laboratorët shtetërorë, jo nga ata privatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë