Muzike

Rikthehet “Mik Festival” mes magjisë së Korçës dhe artit

Muzika Internacionale në Korçë (MIK), frymëzuar nga Inva Mula, afrohet te publiku si mik i artit, shpirtit lirik, me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar artin dhe kulturën, mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare nga data 24-26 korrik, në Korçë.
Bashkia e Korçës bën të ditur se ky eveniment vjen në edicionin e tretë në përputhje me të gjitha kushtet dhe masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj COVID-19. Edicioni i këtij viti do t’u japë përparësi artistëve shqiptar dhe qëllimi në tërësi është promovimi i vlera kulturore, etnografike, si edhe ndërthurja e muzikës shqiptare me elementët e përmendur. Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e kalendarit kulturor 2020.

Festivali “MIK”, bën së bashku artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës për t’i dhuruar publikut emocione të rralla, mes mbrëmjeve të poezisë dhe serenatave, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim përfshirjen e tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. /ATA

https://www.facebook.com/mikfestival/photos/a.2058172731066780/2591697074381007/?type=3

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë