Me kërkesë të Partisë Demokratike, Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve vendosi 25 shkurtin si ditën e mbylljes së komisionit hetimor për inceneratoret (që në fakt me afate ligjore ajo periudhe i bie) duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike
“Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve!
Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.
Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte.
Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët.

Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.
Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro.
Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes.
E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!”, tha kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku, duke publikuar edhe listën e dëshmitarëve në krye të së cilës është Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje