Moti

Kthehen temperaturat e larta, e shtuna ditë për plazh

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore më të ngrohta nga Mesdheu. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira shtresore, fillimisht në jug e gradualisht vranësirat do të shtrihen dhe në zonën qendrore, ku do të pasohen nga reshje të pakta shiu.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Zona malore 8-23 gradë celsius

Zona e ulët 12-27 gradë celsius

Zona pranë bregdetit 17-26 gradë celsius.

 Dita e shtunë do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Temperaturat do të rriten ndjeshëm deri në vlerën 32 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë