Kuriozitete

Rikthehen avionët supersonik, nga Londra në Nju Jork për 3 orë e gjysmë

Quhet “Overture” dhe mund të debutojë në vitin 2026 si aeroplan supersonik, i aftë për të mbuluar distancën midis Nju Jorkut dhe Londrës në tre orë e gjysmë.

Trashëgimtari i “Concorde”, siç e përcaktojnë shumë specialistë, është rezultat i start-up amerikan “Boom Supersonic”. Të dy kompanitë, do të bashkëpunojnë në prodhimin e 15 avionëve. Kontrata gjithashtu përfshin një mundësi për 35 avionë shtesë.

Avioni parashikohet të ketë midis 55 dhe 65 vende dhe do të ishte në gjendje të fluturonte me një shpejtësi maksimale prej 2.2. Mach, ose më shumë se dyfishi i asaj që arriti “Boeing 747”.

Prodhuesi ka zbuluar prototipin e parë XB-1, i cili, megjithatë, mund të ndryshojë nga versioni komercial, debutimi i të cilit pritet në 2026-ën.

Tregu po pret që më në fund të ketë një avion që merr vendin e “Concorde”, aeroplani supersonik në shërbim nga 1976, deri në 2003, që shumëkush e mban mend për aksidentin tragjik të vitit 2000, kur u rrëzua sapo u ngrit nga Parisi, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 100 personave në bord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë