Menaxhim

Rikonstruktimi i Pallatit të Kongreseve, fiton projekti me kullë 225 metra

Nga Gazeta Si- Projekti i studios zviceranes“Herzog & de Meuron Basel Ltd”, u përzgjodh mes pesë propozimeve të paraqitura nga studio ndërkombëtare të arkitekturës, në konkursin për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, kështu, një kullë shumëkatëshe deri në 255 metra lartësi, do t’i shtohen Pallatit të Kongreseve.

Juria ndërkombëtare e vlerësoi në mënyrë unanime projektin fitues si një vepër që nderon Pallatin e Kongreseve.

Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg, tha se projekti i përzgjedhur ka potencialin të japë një kontribut në zhvillimin e Tiranës dhe të krijojë vlerë për brezat e ardhshëm.

Projekti fitues parashikon transformimin e kompleksit përmes ndërhyrjeve minimale në godinën ekzistuese dhe ndërtimin e kullës ku në pjesën e sipërme parashikohet një restorant dhe një pishinë me pamje mbi qytetin.

“Juria i bën thirrje ekipit që të marrë në konsideratë lartësië e kullës, vendndodhjen e saj me gjithçka rreth e rrotull, si dhe hapësirën lart, që dukej pak informale dhe e vogël. Shpresojmë si ekip do të bashkëpunoni me qytetin në mënyrë si të përmirësohen dhe zgjerohen hapësirat publike”, tha Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë