Lajme

Rihapen kantierët e ndërtimit, Rama: Masat shtrënguese mund të zgjasin me muaj

Në kantierët e ndërtimit të hapura në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjes, Shkodrës, Konispolit, Borshit, Fushë-Krujës dhe Fierit do të fillojë puna, por duke respektuar rregullat e distancës sociale mes punonjësve.

Kështu njoftoi Kryeministri Edi Rama këtë të enjte. Ai thotë se ekonomia do të rivendoset në lëvizje me hapa të ngadaltë, të matur dhe duke garantuar rregullin e distancës mes punonjësve. Qëllimi nuk është vetëm ndërtimi i projekteve të nisura, por edhe rihapja e vendeve të punës të mbyllura për shkak të koronavirusit.

“Ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardimi dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët”, shkruan ai.

Megjithatë, Rama paralajmëron se situata me masa shtrënguese në sektorë të tjerë mund të zgjasë për muaj me radhë,

“Do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm”, mbyll reagimin e tij kreu i Qeverisë.

Rama nuk përmend afata kohore se kur mund të rihapen kantierët e rindërtimit në këto zona, apo nëse këto masa janë pjesë e lehtësimeve të masave shtrënguese që ai njoftoi një ditë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë