Muzike

Rihanna ‘u dha’ fansave një përzierje emocionesh në Super Bowl

Rihanna mbajti një shfaqje elektrizuese në pjesën e parë në Super Bowl të së dielës dhe entuziazmi u rrit akoma më shumë kur ajo zbuloi një të ftuar special.

Në një intervistë javën e kaluar, këngëtarja u pyet nëse do të kishte ndonjë surprizë gjatë performancës së saj në Stadiumin State Farm të Arizonës.

“Po mendoj të sjell dikë”, u përgjigj ajo. "Nuk jam e sigurt, do të shohim".

Natyrisht, fansat supozuan se ajo po fliste për një nga shumë artistët me të cilët ka bashkëpunuar gjatë karrierës së saj. Jay-Z, Drake ose Eminem ishin disa nga emrat që u përfolën.

Por Rihanna nuk i referohej asnjërës prej tyre. Në momentin që askush nuk e priste, Rihanna tregoi barkun e rrumbullakosur. Kështu ajo la të kuptohej se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

E veshur me një jumpsuit krejt të kuq nga Loeëe, Rihanna u shfaq në një nga disa platformat lundruese që ngriheshin lart mbi turmën, ndërkohë që një grup kërcimtarësh energjikë, të gjithë të veshur me të bardha, ishin të mbledhur poshtë.

Publiku nuk e priti aq mirë përformancën e saj në fillim, ndërsa këngëtarja filloi direkt të këndonte Better Have My Money, një hapje disi ironike duke pasur parasysh se ajo nuk do paguhet për performancën e saj në Super Bowl.

Por shumë shpejt të gjithë filluan të kërcenin me hitet e këngëtares, që përfshihen Only Girl (In the World) apo Where Have You Been.

Shfaqja u bë edhe më e bukur kur ajo u ul në tokë dhe ndërsa fishekzjarrët pushtuan skenën, ajo këngoi “We Found Love”.

Këngëtarja këndoi një numër të madh hitesh në 14-minuta, duke performuar vetëm vargun e parë ose refrenin e disa këngëve.

Disi zhgënjyes ishte fakti se asnjë nga bashkëpunëtorët e saj nuk u shfaq kur ajo këndoi disa prej bashkëpunimeve të saj më të njohura si “Run This Town”

Por mungesa e Kanye West apo Dj Khaled nuk kishin shumë rëndësi pasi në këtë pikë, vëmendja e të gjithëve ishte e vendosur te një i ftuar special krejtësisht i ndryshëm dhe shumë i dukshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë