Futboll

Rifillon Bundesliga, efekti Haland dhe Bajerni niset nga vendi i tretë

Kampionati gjerman, ku mbretëron “misteri”, rinis sot me ndeshjen Shalke-Borusia Mënshegladbah. Kryeson Lajpcigu, Bajern Mynih është 4 pikë prapa, ndërsa Borusia Dortmund beson te blerja e bujshme e dimrit, sulmuesi norvegjez Haland, i kërkuar nga klubet më të mëdha në Europë.

Tri skuadra që i ndajnë vetëm 4 pikë. Në Bundesligë nuk ka asgjë të sigurt dhe mbetet për t’u parë si do të vazhdojë gara, duke nisur që sot në mbrëmje, kur luhet sfida Shalke-Borusia Mënshengladbah, vendi i 5-të ndaj të 2-tit. Bajerni duhet të shtojë ritmin, pasi është i treti dhe 4 pikë pas vendit të parë, që mbahet nga Lajcigu. Një vit më parë barvarezët ishin më larg, 6 pikë pas Borusia Dortmund, por në fund ia arritën qëllimit të fitonin titullin kampion. Këtë herë situaat është dnryshe, sepse në garë për titullin janë më shumë konkurrentë.

Lajpcigu, ekipi kryesues i Bundesligës, duke festuar një gol. Gazeta Si, 17 janar 2020

Vetëm një goditje e nivelit të lartë në merkato, por që mund të ndikojë në luftën për titull. Borusia Dortmund ka blerë sulmuesin Erling Haland nga Salcburgu. Sipas agjentit të tij, norvegjezi kërkohej nga 12 klube europiane, por zgjodhi Dortmundin, duke pasur garancinë se mund të luajë titullar dhe se pas 2 vjetësh mund të ndërrojë ekip, edhe pse kontrata e tij është 4-vjeçare. Ka nëj klauzolë që e lejon largimin pas 2 vjetësh. Borusia nuk e ka komentuar këtë fakt, ndërkohë që pagesa për sulmuesinë shtë trefish më e larta se te Salcburgu.

Lajpcigu i Nagelsman, për herë të parë kampion dimri, ka humbur Deme, i shirtur te Napoli, ndërsa kapiteni Orban, Kampl dhe Konate janë ende të dëmtuar. Trajneri i ri gjerman ka thënë shpesh se skuadra e tij nuk është ende gati për të fituar titullin, por qëllimi është që ta thellojë diferencën me ndjekësit. Më 1 shkurt është ndeshja me Borusia Mnëshegladbah të vendit të dytë, më pas vjen sfida me Bajern Mynih.

Levandovski dhe Koutinjo, dy sulmuesit e Bajern Mynih.Gazeta Si, 17 janar 2020

Mes dëmtimesh dhe skualifikimesh, Bajerni ndeshet të dielën me Hertën, që drejtohet nga ish-sulmuesi i madh i bavarezëve, Jergen Klinsman. Ai i ka dhënë jetë Hertës, që kishte përfunduar në ujërat e rënies nga kategoria. Bajerni vazhdon të drejtohet nga Hansi Flik, asistenti që zuri vendin e lënë të lirë nga Niko Kovaç. Goditja e merkatos, që në fakt i përket sezonit të ri, është portieri Nubel, 23-vjeçari i Shalkes, i marrë me kosto zero. Nojerit i është kërkuar të pushojë në ndonjë ndeshje, për t’i dhënë mundësi Nubelit të rritet, por kapiteni nuk është dakord. Bajerni mbetet favorit për fitimin e Bundesligës, por ulje-ngritjet e tij ka bërë që edhe klubet e tjera të shpresojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë