Lajme

Rifillojnë fluturimet nga “Nënë Tereza” drejt Vjenës, Beogradit dhe Athinës vetëm për rezidentët

Tirana International Airport ka njoftuar se sot (të hënën) zyrtarisht kanë filluar fluturimet me BE dhe vendet jo anëtare të BE-së.

Fluturimet e para nisin në drekë me Vjenën, Beogradin dhe Frankfurtin kurse në darkë vijohet me Athinën.

Por, TIA paralajmëron se lejohen të udhëtojnë jashtë vetëm rezidentët apo nënshtetasit në BE që janë bllokuar në Shqipëri.

Kurse, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

TIA u kërkon pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë