Lajme

Rezultuan 8 raste negative, Shqipëria ende e paprekur nga koronavirusi i ri

Eugena Tomini përfaqësuese e Task-Forcës Covid-19, në komunikimin e përditshëm me mediat ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP dhe numri total ka shkuar në 50 analiza të cilat kanë rezultuar negative.

“Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës. Në 24 orët e fundit në numrin 127 ka pasur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë,” shpjegoi Tomini.

Ndër të tjera ekspertja ka përsëritur rekomandimet për udhëtarët  nga rajone të prekura me shpërthime të koronavirusit të ri, ose kanë pasur kontakte me persona të sëmurë, të vetë izolohen për 14 ditë dhe të kontaktojnë 127.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë