Para

Rezerva Ndërkombëtare e BSH-së, kalon 5 mld euro. Banka rriti sasinë e arit

Rezerva Ndërkombëtare e Bankës së Shqipërisë ka kaluar rekordin e 4.98 mld eurove duke prekur një të ri, 5,015 mld euro gjatë shkurtit 2022.

Gjatë janarit, rezerva raportohej 4.98 mld dhe u rrit me 0.4% në një muaj dhe sipas shifrave të BSH ka ndikuar rritja e vlerës dhe sasisë së arit.

Në janar, rezerva e Bankës së Shqipërisë në shufra ari fiksohej pranë 141 milionë eurove, ndërkohë që në shkurt të këtij viti është ngjitur në rreth 161 milionë euro, pra rreth 20 milionë euro më shumë. Në ditën e fundit të muajit shkurt, në tregjet ndërkombëtare, ari tregtohej rreth $1.900 për onz.

Madje, shifrat tregojnë se rezerva e Bankës së Shqipërisë në monedha dhe depozita është pakësuar gjatë shkurtit, duke zbritur në 1.95 miliardë euro, nga 2.15 miliardë që ishte gjatë muajit janar. Nga ana tjetër, rezerva në formën e titujve të borxhit është rritur në 2.57 mld euro, nga rreth 2.34 miliardë euro që ishte gjatë shkurtit.


Gjatë vitit të kaluar, rezerva e Bankës së Shqipërisë rritej me rreth 1 mld euro, dhe me hapin më të shpejtë që prej vitit 2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë