Vit i ri, klauzola të reja në kontratat e Barcelonës. Klubi katalanas ka menduar të shtojë klauzolën anti-Pike në kontratat që do të firmosen tani e në vazhdim me lojtarët e rinj. Lajmi është publikuar nga e përditshmja “ABC”, ku sqarohet me detaje se çfarë është klauzola anti-Pike.
Vendimi i fundit i drejtuesve të Barcelonës është që çdo lojtar i ri që do të firmosë për ta, në kontratë do të ketë edhe një kaluzolë që specifikon se ai duhet t’i dedikohet vetëm futbollit dhe nuk duhet të merret me asnjë aktivitet tjetër apo biznes. Po ashtu, nuk duhet të jetë aktiv në rrjetet sociale, por duhet të mendojë vetëm për impenjimet e skuadrës dhe fushën e blertë. E gjitha kjo vjen për faktin se te Barcelona duan të evitojnë situata të pakëndshme si ato që kanë ndodhur në të shkuarën e afërt me mbrojtësin Zherard Pike, i cili i është përkushtuar tenisit si sipërmarrës.
“I dedikohem 24 orë dhe 7 ditë në javë tenisit. Është projekti i jetës sime dhe mendoj se jam në rrugën e duhur. Kur beson te diçka dhe ke një skuadër si e imja, bën gjithçka për ta realizuar projektin”, - kishte deklaruar Pike gjatë një interviste për të përditshmen spanjolle “AS”. Fjalë që te Bercelona nuk do t’i dëgjojnë më, ashtu siç dhe nuk do të shohin më dokumentarë si ai që producenti Pike ka regjistruar me francezin Grizman, ku ky i fundit i thoshte “Jo” Barcelonës në verën e 2018-ës.
Çdo lojtar që tani e tutje firmos një kontratë me Barcelonën, është i detyruar të respektojë klauzolën për t’ia dedikuar jetën e tij sportive vetëm futbollit dhe asnjë aktiviteti tjetër profesional, të paktën pa marrë autorizimin e klubit katalanas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.