Njerez

Revista ‘Time’ shpall Zelenskin si Njeriu i Vitit. Çmim edhe për gratë iraniane

Gazeta Si - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski me “shpirtin e Ukrainës” është shpallur "Njeriu i Vitit" për revistën prestigjioze amerikane “Time” për vitin 2022.

Dy ditë më parë Zelenskit iu dha i njëjti çmim nga “Financial Times”. "Zgjedhja ishte më e qarta në kujtesën e gjallë", shpjegojnë drejtuesit e “Time” në shpalljen e zgjedhjes që përfshin, së bashku me Zelenskin, "shpirtin e Ukrainës".

"Pavarësisht nëse reagimet tuaja ndaj betejës për Ukrainën janë një reagim shprese apo terrori, Zelenskiy e ka galvanizuar botën në një mënyrë që nuk e kemi parë në dekada. Vendimi për të mos u larguar nga Kievi, pasi filluan të binin bombat Rusia ishte epokal!".

“Nga postimi i tij i parë 40 sekonda në Instagram më 25 janar, që tregonte se qeveria ukrainase dhe shoqëria civile ishin të paprekura, deri te fjalimet e tij pothuajse ditore në Ëestminster, Bankën Botërore dhe çmimet Grammy, presidenti i Ukrainës ka qenë i gjithëpranishëm. Ofensiva e tij mediatike zhvendosi ekuilibrin gjeopolitik, duke ndezur një valë veprimi që përfshiu globin".

Presidenti ukrainas mundi kandidatët e tjerë, duke përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, politikanen amerikane Liz Cheney dhe miliardierin, MacKenzie Scott.

Revista ia dha këtë çmim për arsye se ai ka pasur ndikimin më të madh global gjatë 12 muajve të fundi. Zelenski pason Elon Musk, i cili u shpall personi i vitit nga revista “Time” në vitin 2021.

“Personi i parë i vitit” ishte në vitin 1927 aviatori amerikan Charles Lindbergh, të cilit iu dha titulli pasi bëri fluturimin e parë transatlantik pa ndalesë nga Nju Jorku në Paris.

Ndërkohë, gratë iraniane që kanë demonstruar kundër regjimit shtypës të vendit të tyre për muaj të tërë, janë zgjedhur nga “Time” si "heroinat e vitit" për vitin 2022.

"Lëvizja që ato po drejtojnë, është e arsimuar, liberale, laike, e rritur me pritshmëri më të larta drejt normalitetit”, shkruan profesori iranian Azadeh Moaveni në artikullin e revistës kushtuar grave në Iran, me foto nga Forough Alaei.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë