Kuriozitete

Restoranti mbyllet për “një ditë mirësie” pasi klientët sillen keq me stafin

Një restorant në Boston, Amerikë ka mbyllur dyert për një ditë për t’i dhënë stafit pushim pasi u përball me një sërë komentesh negative nga klientët.

Restoranti  “Apt Cape Cod” drejtohet nga Brandi Felt Castellano dhe gruaja e saj Regina Felt Castellano. Mirësia është një koncept i rëndësishëm për të dy gratë kështu dhe restoranti ka moton "Vini si të huaj, ikni si miq”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook në fillim të këtij muaji, "Ndërsa shumë nga mysafirët dhe klientët tanë na trajtojnë me mirësi dhe mirëkuptim, ka pasur një fluks çdo ditë nga ata që nuk e bëjnë këtë, duke na sharë, duke kërcënuar dhe duke ju bërtitur stafit duke i bërë për të qarë. Kjo është një mënyrë e papranueshme për të trajtuar çdo njeri”.

Felt Castellano tha që ky trajtim nga klientët e kishte çuar atë të bëjë zgjedhjen për të mbyllur dyqanin për një ditë në mënyrë që të mund ti japë stafit të saj një “ditë mirësie”.

"Kështu që Regina dhe unë kemi vendosur të kalojmë ditën pushim dhe të “stërvitemi” dhe të trajtojmë stafin me një ditë mirësie", vazhdoi ajo.

Restoranti u rihap ditën tjetër. Sidoqoftë, ajo u bëri thirrje njerëzve që të ishin të respektueshëm ndaj stafit që punonin në restorant.

Njerëzit kudo reaguan kur morën vesh për këtë metodë dhe kërkuan që nëse njerëzit harbut nuk heqin dorë nga sjelljet e këqija, këtë metodë duhet ta kenë parasysh dhe restorante të tjera nëse duan të mbrojnë mirëqenien mendore të stafit.

Felt Castellano tha për Times se pronarë të tjerë të restoranteve e kishin falënderuar atë që "tha atë që të gjithë kemi dashur të themi".

Në shtetin fqinj të Rhode Island, ka pasur përpjekje për t'i bërë klientët të tregohen më të sjellshëm ndaj njerëzve që u shërbejnë atyre. Shoqata e Mikpritjes në Rhode Island filloi fushatën "Ju lutemi të jeni të mirë". Presidenti i grupit, Dale J Venturini tha për Times se masat e distancës sociale kanë ulur tolerancën e njerëzve.

"Unë mendoj se është për shkak të pandemisë. Njerëzit nuk kanë të njëjtin durim që mund të kenë pasur në të kaluarën dhe unë shpresoj se kjo do të ndryshojë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë