Moti

Reshjet e shiut dhe borës do të na shoqërojnë edhe këtë fundjavë

Gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga aktiviteti i qendrës me presion të ulet atmosferik me qendër kryesore në Detin Mesdhe, e cila ka sjellë reshje shiu në zonën perëndimore, ndërsa Verilindja dhe Juglindja e vendit u përfshi nga reshje bore deri në lartësitë 500-600 metra në nivelin e detit.
Reshjet e shiut do të mbajnë mbërthyer vendin tonë edhe gjatë fundjavës ku ditën e shtunë reshjet e shiut do të intensifikohen përgjatë Ultësirës Perëndimore. Ndërsa ditën e diel do të afrohen masa ajri të ftohta arktike duke rikthyer reshjet e borës në Veri dhe Verilindje të vendit.

Shi në tiranë

Fillimi javës do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu. Në mesin e javës reshjet do të ndërpriten dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, si pasojë e ardhjes së masave ajrore të ftohta siberiane. Termometri do të zbresë sërish deri në -6 deri -7 në Veri.

Temperaturat në zonat malore -1 -8 gradë celsius
zonat e ulëta 6-16 gradë celsius
zonat bregdetare 8-18 gradë celsius

Për situatën e detajuar meteorologjike, klikoni këtu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë