Qendra ciklonike me rryma ajri Arktike vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në detin Adriatik, duke mbajtur reshje shiu me stuhi dhe reshje bore në zonat malore.
E Hënë, data 23 Janar 2023
Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi në jug dhe në zonën perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6- 7 me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/5°C
Zona e ulët 4/11°C
Zona bregdetare 8/13°C
E Martë, data 24 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu dhe reshje bore në veri-lindje jug-lindje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/5°C
Zona e ulët 2/14°C
Zona bregdetare 7/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.