Moti

Reshje shiu e stuhi në jug dhe veri-perëndim! Reshje bore në veri-lindje dhe juglindje

Qendra ciklonike me rryma ajri Arktike vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në detin Adriatik, duke mbajtur reshje shiu me stuhi dhe reshje bore në zonat malore.

E Hënë, data 23 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira, reshje shiu me stuhi në jug dhe në zonën perëndimore, reshje bore në veri-lindje jug-lindje deri në lartësitë e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6- 7 me lartësi vale 1,8 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     2/5°C

Zona e ulët         4/11°C

Zona bregdetare 8/13°C

E Martë, data 24 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me  reshje shiu  dhe reshje bore në veri-lindje jug-lindje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     -2/5°C

Zona e ulët         2/14°C

Zona bregdetare 7/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë