Moti

Reshje dëbore dhe ngrica, temperaturat deri në -15 gradë

Sot priten reshje të dobëta lokale në të gjithë vendin, të cilat kryesisht do të jenë në formën e dëborës. Sipas përllogaritjeve meteorologjike pritet të ulet rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve Drin dhe Buna. Si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave në zonat e sipërme të këtyre baseneve lumorë, pritet që të ulen prurjet, në zonën e NënShkodrës edhe zonave afër Liqenit të Shkodrës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet ulje e prurjeve dhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet. Gjithashtu, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri të vendit deri në fortë.
Në bregdet: 0 / 7 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: -3 / 6 gradë celsius.
Në vendet malore: -15 / -2 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë