Ka ndodhur

Moti i acartë/ ARRSH: Ja akset më problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion zyrtar, në lidhje me gjendjen e akseve nacionale në vend, pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës.

ARRSH thotë se në territorin verior, kalohen me zinxhirë rrugët nacional Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

Në rajonin qendror, kalohen me zinxhirë, akset Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

Ndërsa, në rajonin jugor, kalohen me zinxhirë akset Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën.

Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

ARRSH thotë se kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Ndër të tjera, ARRSH u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë