Lajme

Reshje bore në veri të vendit, bllokim rrugësh dhe mungesë energjie elektrike

Gjatë gjithë ditës së sotme, vendi ynë është mbizotëruar nga moti i keq, ulje temperaturash, reshje të dendura shiu dhe dëborë në veri të vendit.

Reshjet e borës kanë përfshirë veriun e vendit si Malësia e Shkodrës, Burreli, Dibra dhe Kukësi, ku bora është shoqëruar dhe me erë të fortë stuhie. Po ashtu reshje bore ka pasur edhe në jug të vendit, kryesisht në segmentin rrugor Korçë-Bilisht-Kapshticë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithë akset. 

“Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura, kryesisht në veri ka pasur reshje bore si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë. Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset”, shkruan ARRSH.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=973228059738470&id=448230332238248&__xts__[0]=68.ARAGh1StqafNfboErJzKrc7x1a0qVxR6c3uBBopBX1hjbGp9RsoVo_G2i4w68fSFtydwlTconuWfmTSOjn-aykc7PFN64wmbhan6h1-ax17Yetpqm8FXu4NIIGsVAJ4h9-OT8MyxyxfjDuv2WLp2q8MvQwiWeEc5nj2zJyutXYL0fG1pVm3uNhjs4iqBEOrI-_CxcQ7bYEBaDvgEzTy3PFiPrlYjb1dN188DApwcitaO-lZYK1bDnFfvqsdFNUuo0SVNOJXmkmr2y_I_OF0sl2iHfHBIzcrq4xOxt226QX8V9hR9ds2e10MoYBLOIE7WJAFuw7CMe8F4P-4SKsZezkQ&__tn__=-R

Kushtet atmosferike kanë ndikuar edhe në rrjetin elektrik, duke shkaktuar avari, por nga ana tjetër ka vështirësuar punën e brigadave të OSSH për ndërhyrje më të shpejtë.

Megjithatë, masat e marra më herët, në kuadër të emergjencës mjekësore Covid-19, gatishmëria e 2000 punonjësve, me bazë materiale dhe mjete transporti, i dha mundësinë OSHEE të rifuste në punë gjysmën e fiderave të stakuar.

https://www.facebook.com/osheealbania/photos/a.1669666879924005/2812871855603496/?type=3&theater

Aktualisht ka një përmirësim të furnizimit në zonat Shkodër, Tropojë, Laç, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa furnizimi me energji elektrike për institucionet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë