Moti

Prilli nisi me reshje bore, i ngrohti do të vijë në fundjavë

Fillimi i prillit nisi me reshje bore intensive në veri dhe zonat e ulëta deri në lartësitë 400-600 m në nivelin e detit.

Ndërsa zona perëndimore do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në pjesën e parë të ditës. Ditën e enjte moti do të kthjellohet në të gjithë vendin, por temperaturat do të zbresin më tej, kryesisht në mëngjes duke regjistruar-6 në veri, ndërsa mesdita do të jetë më e ngrohtë.

Temperaturat maksimale do të luhaten nga 7 gradë celsius në veri deri në 16 gradë celsius në bregdet.

Do të jetë fundjava dhe fillimi i javës tjetër, e cila do të rikthejë masat ajrore të ngrohta mesdhetare dhe temperaturat e larta mbi 20 gradë celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë