Politike

Renzi shkëputet nga PD dhe krijon partinë e tij “Italia del Si”

Ajo që ishte përfolur prej kohësh në qarqet politike në Romë duket se është bërë realitet. Me një postim ta papritur në Facebook, ish-kryeministri Matteo Renzi njoftoi zyrtarisht lamtumirën nga Partia Demokratike, për të formuar forcën e tij politike, duke krijuar kështu një partie të re që do të konkurronte PD-në.

Ky vendim i shtyrë për një kohë të gjatë duket se rrezikon t’i shkaktojë shqetësime të mëdha qeverisë së re dhe të brishtë të Italisë. Aq shumë saqë Renzi i bëri një telefonatë "miqësore" kryeministrit Giuseppe Conte mbrëmë, duke i komunikuar se: “Unë po largohem nga Partia Demokratike, por mbështetja për qeverinë mbetet e patundur".

Pak pas vendimit të Renzit, po përmes mediave sociale erdhi përgjigjja e kryetarit të Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti, i cili do të shkruante në një postim në Twitter dhe pa përmendur kurrë Renzin, se PD-ja duhet të kthente faqen dhe të ecte përpara:

Gjatë gjithë ditës në Romë ka pasur bisedime në dy fronte: nga krahu pro-Renzit për të bindur anëtarët e PD-së t’i bashkohen dhe nga ai i Zingaretit për t'i bindur të qëndrojnë.

https://twitter.com/nzingaretti/status/1173849456816664576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1173849456816664576&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.corriere.it%2Fpolitica%2F19_settembre_16%2Fscossa-renzi-pd-governolascio-dem-c-spazio-altro-1094b8d2-d8b1-11e9-a64f-042100a6f996.shtml

Deri më tani, sipas gazetës italine “Correre della Sera”, 20 nga 111 deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur të largohen bashkë me Renzin. Për të krijuar një grup të ri në Dhomën e Ulët të Parlamentit Italian, Renzit i duhen 20 deputetë. Për pozicionin e drejtuesit të grupit parlamentar emri më i mundshëm është ai i Luigi Marattin. Por situata në Senatin Italian është shumë më komplekse, pasi Renzi nuk mund të krijojë një grup të ri parlamentar sepse ligji italian e ndalon hyrjen e partive të reja që nuk janë marrë pjesë në zgjedhje. Nga grupi e demokratëve në Senat, rreth dhjetë nga 51 senatorë do të largoheshin: Renzi, Bonifazi, Comencini, Marino, Faraone, Ginetti, Cerno, Laus, Grimani dhe Bellanova.

Kjo lëvizje e Renzit mund të shkaktojë një tërmet të vërtetë në Itali, duke e lënë koalicionin qeveritar mes Pesë Yjeve dhe Partisë Demokratike më të brishtë se kurrë.

Mediat në Romë shkruajnë se partia e re e Renzit mund të quhet “Italia del Si”, ndëkohë që ish-kryeministri italian është i bindur se kësaj force të re politike do t’i bashkohet edhe deputetët e Forza Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë