Instat ka publikuar statistikat e ndërmarrjeve ekonomike në vend gjatë vitit 2019 ku numërohen 104.090 ndërmarrje,duke shënuar një rënie me 3,1 % krahasuar me vitin 2018, nga më shumë se 107 e mijë ndërmarrje aktive që ishin më 2018.
Nga të dhënat vihet re një rënie e numrit të bizneseve gjatë vitit 2019, sidomos tregtare . Nga 3361 biznese të mbyllura 2781 ishin nga sektori i tregtisë, sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve më 2019. Bizneset në sektorin e shërbimit patën po ashtu dëmtim, sidomos në qytetin e Durrësit si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.
Ndërmarrjet me aktivitet tregtar zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve, me 40 %. Në vitin 2019, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 15.146 të punësuar ose 2,9% krahasuar me 2018. Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +1,8 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 1,1%. Investimet u rritën me 1,5% në vitin 2019, dhe arritën vlerën 242 miliardë lekë, në krahasim me 238 miliardë lekë në 2018. Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2019, janë punësuar 530.853 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.