Futboll

Renditja e UEFA-s për klubet/ Interi futet në 10-shen e parë, Juve kalon Barcelonën

Gazeta Si – Pas ndeshjeve të para çerekfinale të kompeticioneve europiane, UEFA ka azhurnuar renditjen e saj, ku bie në sy futja e Interit në 10-shen më të mirë. Ka fituar terren edhe Juventusi.

Klubet italiane këtë sezon po njohin vetëm rritje në renditjen e UEFA-s. Falë fitores ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Europës, Juventusi është ngjitur në vend të 8-të, në kuotën e 98.000 pikëve, duke kaluar Barcelonën.

Interi feston fitoren ndaj Benfikes. Gazeta Si, 17 prill 2023

Suksesi në fushën e Benfikës në Ligën e Kampionëve e ka ndihmuar Interin të hyjë në ‘top 10’, me 89.000 pikë. Me pikë të barabarta me Interin është Roma, edhe pse humbi në Holandë ndaj Fejnordit.

Situatë ndryshe për klubet e tjera italiane. Napoli është afruar në rrezen e 80.000 pikëve, ndërsa Milani ka ende rrugë për të bërë, pasi aktualisht mban vendin e 35-të, me 48.000 pikë, pas Atalantës së Berat Gjimshitit. Renditja e UEFA-s për klubet kryesohet nga Mançester Siti, i ndjekur nga Bajern Mynih.

Renditja e UEFA-s, 10-shja e parë
1.Mançester Siti 137.000 pikë
2.Bajern Mynih 135.000
3.Çelsi 126.000
4.Liverpuli 123.000
5.Real Madrid 117.000
6.PSG 112.000
7.Mançester Junajtid 104.000
8.Juventus 98.000
9.Barcelona 98.000
10.Inter 89.000


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë