Arsim

Rektori i UT: Gati platforma për mësimin online

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka njoftuar të gjithë studentët se universiteti ka zgjedhur platformat dhe mënyrën se si do të zhvillohet mësimi online për këtë vit akademik. Përmes një mesazhi online, Hoxha tha se stafi akademik po punon që të sigurohet mbarëvatja e mësmit dhe në kushtet e reja të imponuara nga pandemia e Covid-19. Hoxha thekson se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit dhe këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë, është ndryshuar strategjia e mësimit për këtë vit, e duke nisur nga rrethanat mësimi do të vijojë online.
Rektori i UT ka kërkuar që të gjithë studentët të logohen në platformë për të ndjekur hap pas hapi procesin mësimor.


"UT ka marrë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, por edhe për stafet në universitet. Stafet kanë marrë përsipër që të zhvillojnë proces mësimor normal, pavarësisht të papritura që mund të sjellë kjo pandemi.  Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare,"shtoi  rektori Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë