Futboll

Rekordmeni Erling Haland, 33 gola në 25 ndeshje Championsi

Gazeta Si – Sezon rekordesh për sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit. Me 5-golëshin e realizuar ndaj Lajcigut ai ka shkuar në kuotëm e 33 golave në 25 ndeshje në Champions. Siti fitoi 7-0 dhe u kualifikua pa probleme për në cerekfinale të Championsit.

Shkruhet Erling Haland, lexohet njeri rekordesh. Sulmuesi i Sitit ka rrëmbyer sërish skenën në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve ndaj Lajpcigut, duke realizuar plot 5 gola. Ai shkon kështu në 33 gola në Champions. E ka bërë në 25 ndeshje, si askush tjetër.

Guardiola dhe Haland ne momentin e zevendesimit. Gazeta Si, 14 mars 2023

Futbollisti 22-vjeçar ka thyer rekordin që mbante Rud Van Nistelroi, me 31 gola në 34 ndeshje. Një sezon i vërtetë rekordesh për kolosin e Sitit, që në total ka realizuar 39 gola, nga të cilët 28 në kampionat, 1 në ‘EFL Cup’ dhe 10 në Champions.

Në Championsin modern, të inauguruar në sezonin 1992-93, vetëm 2 lojtarë kanë shënuar 5 gola në një ndeshje, Luiz Adriano në Bate Borisov-Shakhtar në 2014-15 dhe Mesi në Barcelona-Bajer Leverkusen të 2011-12. Haland, që në maj të 2019-ës surprizoi me fanellën e Norvegjisë, duke shënuar 9 gola ndaj Hondurasit, hyn në klubin e të mëdhenjve.

Në Angli mund ta kenë peng këtë futbollist, që zgjodhi Norvegjinë. Ai mund të luante edhe për ‘Tre Luanët”, duke qenë se ka lindur në Lids.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë