Një tjetër rekord tragjik i viktimave me Covid-19 është regjistruar në Brazil.
Në 24 orët e fundit, janë raportuar 4,195 vdekje dhe 86,979 infeksione të reja me koronavirus.
Është hera e parë në Brazil, që në një ditë tejkalohen më shumë se 4 mijë vdekje që nga nisja e pandemisë marsin e vitit të kaluar.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 336,947 persona, krahasuar me 13,100,580 raste të konfirmuara me virusin që nga fillimi i pandemisë.
Në këtë mënyrë, Brazili bëhet vendi i dytë në botë pas SHBA-ve për numrin më të lartë të fataliteteve.
Nga ana tjetër, presidenti brazilian, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Autoritetet shëndetësore në vendin amerikano-latin, thonë se kanë zbuluar 92 variante të koronavirusit, duke përfshirë edhe variantin P.1, i cili ka rrezikun më të lartë sa i takon transmetueshmërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.