Lajme

Rekord në zgjedhjet për Kongresin, votuan 113 mln amerikanë

“Midterm 2018” record! Amerikanët që kanë votuar në zgjedhjet e mes mandatit – sipas parashikimeve praparake – kanë qenë 113 milionë votues, ose 49% e zgjedhësve të regjistruar. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para të “Midterm” në hitori, ku kalohet shifra e 100 milionë personave në votime.

Demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, por ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump. Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse i padiskutueshëm kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën. “Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë