Lajme

Rekord në zgjedhje, votuan 113 mln amerikanë

“Midterm 2018” record! Amerikanët që kanë votuar në zgjedhjet ë mees mandatit – sipas parashikimeve praparake – kanë qenë 113 milionë votues, ose 49% e zgjedhësve të regjistruar. Bëhet fjalë për zgjedhjet e para të “Midterm” në hitori, ku kalohet 100 milionë votime.

Demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, por ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump. Mbajtja e kontrollit të Senatit nga republikanët u duk thuajse i padiskutueshëm kur demokratët humbën gara kyçe në Indiana dhe Tenesi, dy shtete që Presidenti Trump i fitoi lehtësisht në vitin 2016.

Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën. “Urime të gjithë atyre kandidatëve të jashtëzakonshëm, dinamikë, të larmishëm që e rimorën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

Marrja e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga demokratët, do të thotë që ata do të jenë në gjendje të frenojnë axhendën e Presidentit republikan, Donald Trump.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë