Njerez

Rekord botëror, 30 orë not kundër rrymës për të ndihmuar fëmijët

Sipërmarrje interesante e spanjollit Alberto Lorente, i cili ka notuar për 30 orë kundër rrymës, duke vendosur një rekord absolut. Ai e ka përmirësuar me 5 orë rekordin e mëparshëm dhe e gjitha kjo, falë një iniciative për të mbledhur fonde për “Casa Ronald McDonald” në Barcelonë, një shoqatë që ndihmon me një qendër rehabilitimi dhe asistencë fëmijët e sëmurë dhe familjet e tyre.

“Njeriu u ujit”, ose “@elhombredelasaguas”, që është profili i tij në Instagram, ia doli. Alberto Lorente vendosi rekord botëror, duke notuar për 30 orë fiks në një pishinë kundër rrymës së ujit. Notari nga Viladecans, një vend afër Barcelona, një ekspert i distancave të gjata, u hodh në pishinë të shtunën, në orën 11:00, dhe doli prej saj të dielën, në orën 17:00.

Alberto Lorente, notari spanjoll. Gazeta Si, 30 qershor 2020

Një kohë që përmirëson me 5 orë rekordin e mëparshëm dhe që kishte si qëllim bledhjen e fondeve për fëmijët e sëmurë, të cilët kurohen larg shtëpisë. Nuk është hera e parë që Lorente merr iniciativa të këtij lloji. Një vit më parë ai notoi 61 kilometra për një projekt në luftën kundër kancerit infantil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë