Motosport

Rekord absolut, Vershtapen arrin fitoren e 10-të radhazi! Dopietë Red Bull në Monca

Gazeta Si - Maks Vershtapen studioi Ferrarin në fillim dhe më pas mori komandën e garës së Moncës, duke kaluar Sainz, i cili ishte nisur i pari. Kampioni në fuqi i Formulës 1 ka përsëritur fitoren e 12 muajve më parë në këtë pistë dhe ka koleksionuar fitoren e 10-të radhazi. Rekord absolut!

Vershtapen feston fitoren e 10-te radhazi. Gazeta Si, 3 shtator 2023

Me një garë solide dhe në progresion, Serxhio Perez ka kompletuar dopietën e Red Bull-t në Monca. Ferrarit i mbeti të kënaqet me shkallën e tretë të podit në 6 xhirot e fundit. E arriti atë Karlos Sainz, që mposhti shokun e skuadrës Sharl Leklerk, në vend të 4-t francezi, para dy makinave Mercedes të Rasëll dhe Hemilton.

Holandezi e sulmoi më fort Sainzin në xhiron e 14-të, por spanjolli rezistoi. Më pas e kishte të pamundur dhe i dorëzoi kampionit në fuqi kryesimin e garës. Vershtapen shtoi ritmin dhe avantazhin ndaj makinave Ferrari, ku Leklerk pati probleme me gomat.

Francezi u ndje gjithmonë e më shumë nën presionin e Perez, që e kaloi në xhiron e 32-të. Meksikani pastaj kaloi edhe Sainz, duke lënë dy Ferrarit të luftonin për vendin e 3-të, ku spanjolli rezistoi me të gjitha mënyrat ndaj francezit. Ka përfunduar kështu kjo garë me dopietën e Red Bull-it. Albon rezistoi ndaj Norris për vendin e 7-të, Alonso i 9-ti, përpara Botas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë