Kombetarja

Reja mbërrin në Tiranë, prezantimi pasdite

Nuk ka më dyshime, Edi Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Tekniku italian ka mbërritur në Tiranë dhe do të dalë para medieve në orën 16:00 bashkë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Trajneri i ri i kombëtares do të prezantohej sot në orën 15:00 sipas njoftimit të FSHF, por për shkak të disa vonesave teknike, konferenca është shtyrë me një orë. Mësohet se trajneri i ri kuqezi ka mbërritur në Tiranë, pasi arriti akordin me Dukën në takimin e fundit që patën në Itali. Pas prezantimit, Reja pritet të fillojë menjëherë nga puna, pasi dy ndeshjet e qershorit për eliminatoret e europianit janë shumë afër dhe skuadra duhet të jetë në formën e saj maksimale për të marrë më të mirën dhe të qëndrojë brenda objektivit për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.

Sakaq pas prezantimit në ambientet e FSHF pritet të mësohet edhe stafi që do të ndihmojë Rejan në aventurën kuqezi. Më herët është përfolur si asistent, Alessandro Calori, por emri i tij ende nuk është i sigurt, pasi ky i fundit është nën raport kontraktual me ekipin e tij aktual Ternana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë