Kombetarja

Edi Reja në stolin e kombëtares? Duka i sqaron dilemat të mërkurën

Po kthehet në një telenovelë që po i mban të gjithë në ankth. Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit pritet të marrë një zgjidhje përfundimtare ditën e nesërme. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se presidenti Armando Duka do të dalë ditën nesërme në një konferencën për shtyp. Njoftimi i FSHF sërish lë shumë pikëpyetje pa zgjidhje, pasi nuk specifikohet nëse kreu i futbollit shqiptar do të jetë bashkë me trajnerin e ri.

Gjithsesi Edi Reja duket se është i përzgjedhuri për të pasuar Panuçin në stolin e ekipit kuqezi. Gjatë dy ditëve të fundit emri i teknikut 73-vjeçar është bërë i sigurt se do marrë drejtimin e ekipit kombëtar, por ende pa një konfirmim zyrtar. Nuk do të ishte çudi nëse ditën e nesërme në krahun e tij presidenti i FSHF-së, Armando Duka të kishte edhe trajnerin e ri edhe pse pas Asamblesë së të hënës tha se nuk kishte pasur shumë kohë për t’u marrë me trajnerin e kombëtares këto ditë të fundit.

Sakaq ditën e hënë përveç medieve në Shqipëri edhe ato në Itali e bën fakt të kryer uljen e Edi Rejas në stolin e kombëtares shqiptare. Mësohet ndër të tjera se Reja ka qenë i pranishëm në stadium në ndeshjen Atalanta – Empoli për të parë tre futbollistë shqiptare, por në fakt ka mundur të shikojë në fushë vetëm Veselin, pasi Gjimshiti dhe Berisha ishin lënë në stol.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë