Lajme

Regjistrimi i portaleve, Basha: Rama do të vrasë të vërtetën

Pas listës me emrat e portaleve që publikoi AKEP, ku u bënte thirrje që të deklaronin NIPT-in dhe të regjistroheshin në QKR, vjen reagimi nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë kundër kësaj nisme të qeverisë. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Basha shprehet se kryeministri kërkon regjistrimin e portaleve për t’i shantazhuar dhe më pas për të vrarë të vërtetën.

 “AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha në “Twitter”.

Paketa antishpifje e iniciuar nga kryeministri Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si ‘fantazma’ pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë