Njerez

Refuzoi maskën, pasagjeri zbritet nga treni në mes të askundit në Francë

Fushatat ndërgjegjësuese për zbatimin e rregullave anti-Covid nuk i kanë bindur të gjithë francezët. Njëri prej tyre refuzonte të vendoste maskën teksa po udhëtonte me një tren në linjën Paris-Nice më 16 gusht.

Kërkesa e vazhdueshme e faturinos dhe e pasagjerëve të tjerë për të vendosur maskën u kundërshtua nga burri, identitetin e të cilit as autoritetet franceze dhe as mediat nuk e bëjnë me dije. Por, pas këmbënguljes së pasagjerëve të tjerë të trenit, autoritetet u vendos që të ndalej treni jashtë stacioneve dhe personi i pabindur të zbritej me forcë në mes të askundit.

Treni u ndaluar në rajonin Saone et Loire, në lindje të Francës, rreth 470 kilometra larg stacionit të Marsejës, ku kishte prerë biletën shkelësi i rregullave anti-Covid.

Shkelësi u gjobit edhe me 135 euro për shkelje të rregullave, ndërkohë që kompania menaxhuese e rrjetit hekurudhor në këtë pjesë të Francës shprehu keqardhjen.

“Është turp që përfunduam në këtë situatë, por siguria e shëndetit e të gjithëve ne është parësore”, thanë drejtuesit e kompanisë SNCF përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kompania sqaron se agjentët e sigurisë janë udhëzuar që të vendosin gjoba për këdo që shkel rregullat e sigurisë anti-Covid dhe në rastet ekstreme, për persona të pabindur edhe të kërkojnë largimin e tyre në bazë të kodit francez të transportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë