Lajme

Reforma zgjedhore, opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik për reformën zgjedhore, opozita paralajmëroi të shtunën se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.  

“Refuzimi nga Rilindja i propozimit të Opozitës së Bashkuar, i cili garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi të plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor  është fundi i reformës.

Ulja kritike e nivelit të garancive dhe synimi i kapjes së manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria përmes propozimit të Partisë Socialiste rrëzon të gjithë procesin e reformës dhe e bën praktikisht nul atë”, - shkruan Petrit Vasili, pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit Politik.

Ndërsa Rudina Hajdari ka kërkuar që Këshilli Politik të mos përfundojë mbledhjen pa u arritur konsensusi për çështjet kyçe.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje: Sistemin Zgjedhor; Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve; Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore; Kolegjin Zgjedhor. Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë