Politike

Reforma zgjedhore, Basha takon ambasadorin gjerman

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të martën një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Mësohet se në  fokus të takimit janë zhvillimet politike në vend si edhe reforma zgjedhore.

Paralelisht me takimet e Bashës në Kuvend po diskutohen ndryshimet kushtetuese të një grupi deputetësh të opozitës parlamentare që konsiston në vendosjen e listave të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, një kërkesë kjo që PD-ja nuk e pranon.

Pak kohë më parë, Basha paralajmëroi trazira nëse kjo gjë ndodh, ndërsa Rama la pak shpresa që ndryshimet kushtetuese të merren parasysh


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë