Lajme

Referendumi në Maqedoni, qytetarët drejt qendrave të votimit

Gati 3,480 qendra votimesh u hapën në orën shtatë të mëngjesi të së dielës, për referendumin e dytë më të rëndësishëm në historinë e Maqedonisë. 1.8 milion votues kanë të drejtë të vendosin nëse e mbështesin apo jo marrëveshjen e emrin, të arritur këtë verë me Greqinë. Nën pyetjen: "A e mbështesni anëtarësimin në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?", qytetarët maqedonas do të vendosin për drejtimin e ri që do të marrë vendi.

Referendumi do të monitorohet nga një numër rekord prej 12,000 vëzhguesish vendas dhe pothuajse 500 vëzhguesish ndërkombëtarë dhe 197 vëzhguesish nga misioni i OSBE / ODIHR

Një votim "Po" do t'i jepte dritën e gjelbër deputetëve për të ndryshuar kushtetutën e Maqedonisë duke imponuar kështu përdorimin e emrit të ri.

Nëse kjo ndodh, Maqedonia pritet të marrë ftesën zyrtare për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s  vitin e ardhshëm. Shkupi gjithashtu shpreson të nisë bisedimet e anëtarësimin në BE-në, verën e ardhshme.

Sipas ekspertëve, nëse votuesit e kundërshtojnë marrëveshjen, Maqedonia do të duhet t’i thotë lamtumirë ambicjeve për t'u bashkuar me BE-në dhe NATO, dhe nuk dihet nëse Shkupi do të ketë një mundësi tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë në të ardhmen e afërt.

Suksesi i referendumit edhe nga nurmi i qytetarëve që do t’u drejtohen kutive të votimit. Më shumë se 50 përqind e të gjithë votuesve, e thënë ndryshe më shumë 900,000 njerëz, duhet të hedhin votat e tyre që referendumi të konsiderohet ligjërisht i vlefshëm.

Nëse kjo ndodh dhe nëse shumica e votuesve mbështesin marrëveshjen, kampi "Po" i kryesuar nga kryeministri socialdemokrat Zoran Zaev, pritet të bindë deputetët e opozitës që të mbështetin ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Pasiguria mbi pjesëmarrjen mbetet e lartë për shkak të shqetësimeve se lista e votuesve është e pasaktë dhe bazohet në të dhënat e vjetra që nuk marrin parasysh se sa njerëz kanë lënë vendin gjatë dekadës së fundit, dhe nuk priten të votojnë.

Partia kryesore e opozitës, VMRO DPMNE, ka mbështetur bojkotimin e referendumit, duke shtuar pasigurinë. Qëndrat e votimeve pritet të mbyllen të dielën në orën 19:00 dhe të dhënat e para jozyrtare rreth rezultatit pritet të dalin mbrëmjen e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë