Politike

Reeker: SHBA jo arbitër mes qeverisë e opozitës, aspak krenar me shqiptarët

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbiter i politikave të brendshme të Shqipërisë, duke theksuar se kohët e fundit Uashingtoni nuk ëhstë ndjerë aspak krenar për situatën politike në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington zoti Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejakilimin e krizës së tanishme.

Ndihmës sekretar i shtetit për kritikoi vendimin e opozitës shqiptare për djegien e mandateve dhe bojkotimin e institucioneve duke thënë se institucionet dhe gjykatat duhen përdorur, pasi janë mjetet me të cilat tejkalohen kohët e vështira politike.

“Ne nuk jemi krenarë me gjendjen aktuale politike në Shqipëri. Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”,tha zoti Reeker.

Ditën e djeshme gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, zyrtari i lartë amerikan u shpreh po ashtu se reforma në drejtësi është një reformë model për rajonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë