Motosport

Red Bull-i frikëson Hemiltonin: Nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë

Gazeta Si – Shtatë herë kampioni i botës, Ljuis Hemilton, është befasuar nga shpejtësia e makinave të skuderisë austriake. “Nuk kam drejtuar kurrë një makinë kaq superiore”, - ka thënë piloti anglez.

I njëjti cirkuit, Jedah, por situata dhe refleksione të kundërta për Ljuis Hemilton. Në 2021-shin, në Arabinë Saudite ai ka arritur atë që është suksesi i fundit në karrierë. Një fitore vendimtare për të kapur Maks Vershtapen në prag të garës së fundit dhe shumë të kontestuar të Abu Dhabit.

Mercedesi i Ljuis Hemilton. Gazeta Si, 23 mars 2023

Dy vjet më pas britaniku ka vuajtur jo pak për ta çuar Mercedesin në vendet e para. Një skenar që e shpërqendruar vetë Hemiltonin, ndërsa drejtuesi i skuderisë gjermane, Toto Volf, ka lënë të hapur mundësinë e një divorci të bujshëm.

Në 2021-shin Hemilton e mposhti Vershtapenin pas një dueli epik, madje me kontakte mes tyre. Pak ditë më parë holandezi e kaloi atë pa problem fare dhe anglezi deklaroi: “Nuk kam parë kurrë një makinë kaq të shpejtë sa Red Bull-i.

Kur e kishim ne këtë fuqi, nuk ishim kaq superiorë. Nuk e di si dhe pse, por më kaloi me një diferencë të madhe në shpejtësi. Sigurisht, të gjithë duan që t’i shohin makinat më afër, por nuk është kështu. Dhe nuk është faji im".

Ljuis Hemilton dhe Toto Volf. Gazeta Si, 23 mars 2023

Një mesazh mes rreshtash për Mercedesin? Skuadra nga Shtutgarti nuk është fshehur, por ka pranuar dështimin me makinë e re W14. Toto Volf ndërkohë për britaniken ‘The Sun’ është shprehur: “Nuk besoj se Ljuis do të largohet nga Mercedesi. Kemi një lidhje të fortë dhe nuk dyshojmë te njëri-tjetri, edhe pse kjo është një periudhë e vështirë.

Megjithatë, si pilot, nëse dëshiron të fitojë titullin e 8-të, duhet të sigurojë një makinë kompetitive. Dhe nëse nuk mund t’ia garantojmë këtë gjë dy vitet e ardhshme, atëherë duhet të shohë diku tjetër”. Një sinjal se bonomi më fitues në Formula 1 rrezikon të shpërbëhet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë