Motosport

Red Bull-i dhe Mercedesi në luftë totale, në kaos përfundon edhe FIA

A është mbyllur çështja e incidentit Vershtapen-Hemilton në garën e Silverston? Për drejtësinë sportive po, por pas kanë mbetur akuzat dhe polemikat. Në fakt, dokumenti me të cilin paneli gjykues i F.1 njoftoi se kishte refuzuar kërkesën e Red Bull-it për të riparë dënimin e Hemiltonit për incidentin me Vershtapen në xhiron e parë të garës në Angli, i ka trazuar më shumë ujërat.

Në dokument shkruhet se “Stjuardët shohin me një lloj shqetësimi te deklaratat në letrën e konkurrentit (Red Bull-it). Akuaza të tilla mund të ishin ose jo të rëndësishme për stjuardët, nëse kërkesa për rishikim do të ishte pranuar. Stjuardët do të ishin përballur me këto akuza direkt, pavarësisht vendimit që do të merrej. Duke qenë se kerkesa u refuzua, komisarët vendosën që të mos i komentonin akuzat”.

Hemilton dhe Vershtapen. Gazeta Si, 31 korrik 2021

Një lloj “e lagu, s’e lagu”. Në thelb, është denoncuar e zeza mbi të bardhë se në kerkesën e tij, Red Bull-ka ka formuluar edhe akuza ndaj kolegjit të garës, pasi i kishte elementët për të ndërhyrë. Fraza “me një lloj shqetësimi” lë të kuptohet se klima ka qenë dhe është shumë “e helmuar” dhe përfshin edhe ata që janë arbitrat e kompeticionit.

Se cilat janë akuzat, nuk është bërë e ditur, por fakti që janë denoncuar të bën të mendosh se klima e qetë është shumë larg. Kjo edhe për faktin se menjëherë pas verdiktit Mercedesi ka shpërndarë një komunikatë të fortë, ku akuzon drejtuesit e lartë të Red Bull-it se duan të errësojnë emrin dhe integritetin sportiv të Ljuis Hemiltonit, duke përfshirë në këtë komunikatë edhe dokumentet e kërkesës së dështuar për rishikim nga Red Bull-i.

Dokumente që Mercedesi arriti t’i shohë, sepse në videokonferencën ku u diskutua rekursi, ishin të lidhur edhe drejtori sportiv Ron Meadous, drejtori teknik i pistës Andrju Shovlin dhe drejtori i strategjisë, James Voules.

Komisioni i garës, i përbërë nga Nish Sheti, Denis Din, Loik Bakuelaine, Emanuele Pirro dhe Erik Koukill, ka vlerësuar “evidencat e reja” të sjella nga Red Bull-i, në veçanti pamjet që priprodhonin simulimet e bëra nga kolaudatori Aleks Albon në një test gomash dhe nga Sergio Perez, për të rikrijuar trajektoret në atë kthesë. Për më shumë, Red Bull-i ka përdorur parakalimin e Hemiltonit ndaj Leklerk në të njëjtën kthesë dy xhiro para fundit për të treguar se piloti i Mercedesit duhej të ngadalësonte më shumë dhe të mbante një linjë më të ngushtë për të evituar kontaktin.

Sipas Red Bull-it, Ljuis Hemilton duhej ta merrte më gjerë kthesën për të mos dëmtuar Vershtapenin. Artikulli 14, në fakt saktëson se provat e reja duhet të jenë “të zbuluara” dhe “jo të disponueshme” në momentin e vendimit. Materiali nuk është vlerësuar si “i zbuluar” dhe kështu mes tensionit rekursi është hedhur poshtë. Por ajo komunikatë përfundimntare për akuzat është një re e zezë që mbetet mbi të gjithë protagonistët e kësaj historie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë