Monica Bellucci, aktorja dhe modelja italiane e cila duket se ka sfiduar vitet, mund të konsiderohet pa mëdyshje si një nga divat e hollivudit, jo vetëm për sukseset në karrierën e saj profesionale, por ajo gjithashtu njihet edhe për format dhe bukurinë e saj, gjithmonë rinore.
E njohur fillimisht si modele, pjesë e Dolce & Gabbana dhe Dior , Bellucci arriti të shënonte suksese në pistat e modelingut, e më pas si aktore, karrierë të cilën ajo e nisi fillimisht në disa filma italian, duke depërtuar më vonë edhe në Hollivud. Ndonëse 53 vjeçe, Belluci është konsideruar si një ndër gratë më të bukura në botë.
Por duket se si çdo yll hollivudi, edhe aktorja italiane ka një sekret që fshihet pas bukurisë së saj.
Të gjithave na ka ndodhur që të paktën një herë ti bëjmë pyetjen vetes se çfarë përdor Monica Belluci, për të qenë në formë aq të mirë. Bellucci nuk është hermetike sa i përket sekreteve të bukurisë së saj.
Aktorja ka zbuluar se përveç aktiviteteve sportive, ndjek edhe një regjim ushqimor." Mundohem të jem e kujdesshme sa i përket përzgjedhjes ushqimore. ha perime, peshk, mish dhe makarona. Palestrën e kam një nga vendet më të frekuentuar gjatë javës.” Ka thënë 53 vjeçarja në një intervistë për një revistë italiane pak kohë më parë.
Të gjitha femrat, do të ishim të lumtura nëse do të kishim lëkurën e saj, pasi të kalojmë të 50-at.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.