Futboll

Real Madrid në errësirë, Totenhemi i përulet Bajernit madhështor

Belgët e Bryzhit nuk e kishin parë as në ëndërr se mund të shënonin 2 gola në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Jo vetëm që i shënuan realisht, madje që në pjesën e parë dhe arritën të merrnin një pikë ndaj Real Madridit, që mbetet në errësirë të plotë. Ramos dhe Kasemiro shpëtuan nderin e madrilenëve në ndeshjen e dytë në grup në Champions, por duhet thënë se kapiteni shënoi në pozicion jashtë loje. Një pikë në dy ndeshje është një katastrofë për Realin dhe Zidane është gjithmonë e më i rrezikuar. Në ndeshjen tjetër të orës 19:00, Atalanta sërish vuajti përvojën e paktë në Europë dhe u mund 1-2 nga Shakhtari.

Benzema dhe Hazard të dëshpëruar pas barazimit me Bryzhin. Gazeta Si, 1 tetor 2019

Juventusi e zgjidhi me lehtësi ndeshjen me Bajer Leverkusen në Torino, duke fituar 3-0. Në pjesën e parë shënoi Higuain, në të dytën Bernardeski e Kristiano Ronaldo, i cili nuk mund të mungonte. Rivali në grup i Juves, Atletiko Madrid, fitoi në Rusi ndaj Lokomotivës së Moskës, 0-2.

Një Bajern Mynih i frikshëm është shfaqur në Londër, ku përmbysi avantazhin e Totenhemit me 7 gola. Realizuan Kimish, Levandovski dy herë dhe katër herë Gnabri, pasi kishte zhbllokuar rezultatin që në fillim koreani Son për Totenhemin dhe kapiteni Kejn shkurtonte diferencën. Gjermanët japin mesazhin e qartë për rivalët. Mançester Siti mundi 2-0 Dinamon e Zagrebit.

Rezultatet ndeshjeve të dyta në grupe:
Atalanta-Shakhtar Donjetsk 1-2
Real Madrid-Klub Bryzh 2-2
Crvena Zvezda-Olimpiakos 3-1
Gallatasaraj-PSG 0-1
Juventus-Bajer Leverkusen 3-0
Lokomotiv Moskë-Atl.Madrid 0-2
Mançester Siti-Dinamo Zagreb 1-0
Totenhem-Bajern Munih 2-7


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë