Real Madrid nuk humbet kohë kur bëhet fjalë për talentet brazilianë. Madrilenët janë gjithnjë të vëmendshëm në kampionatin brazilian të futbollit, kur ndonjë futbollist bën diferencën, menjëherë janë të gatshëm për ta blerë. Pasi arritën të transferonin talentet Vinicius Jr dhe Rodrygo, “galaktikët” kanë bërë një tjetër goditje. Lojtari i Flamengo, Reinier Jesus këtë vit do të luajë për spanjollët.
Reali e bleu atë për shumën e 30 milionë euro, por ai nuk do të udhëtojë në menjëherë në Spanjë. Në mënyrë që të shmangë shkeljen e rregullores së FIFA-s për transferimin e lojtarëve nën moshë, Reinier Jesus do të vazhdojë që të jetë pjesë e klubit brazilian deri sa ai të mbushë moshën 18 vjeçare. Vetëm atëherë, sulmuesi do të udhëtojë drejt Spanjës. Pra, drejtuesit spanjollë po ndjekin të njëjtën skemë si ndaj talentit tjetër, Vinicius. Ai u ble nga Flamengo për shumën e 40 milionë eurove.
Talenti i Santos-it që debutoi në korrikun e kaluar për Flamengon në Copa Libertadores, kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve si Barcelona, Atletico Madrid, PSG dhe Manchester City, por spanjollët arritën ta blinin atë për 30 milionë euro. Ndërkohë, ende mbetet për t’u sqaruar nëse ai do të kalojë drejtpërdrejt në ekipin e parë, apo fillimisht do t’i bashkohet Real Castillas, ekipit të dytë të Real Madridit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.