Futboll

Real Madrid e ka zgjedhur pasuesin e Ançelotit, Perez ka në dorë Ksabi Alonson

Gazeta Si – Karlo Ançeloti do të marrë drejtimin e Brazilit në 2024-ën, zyrtarizimi do të bëhet së shpejti. Më në fund ka një akord mes palëve dhe Real Madrid ka dhënë dritën jeshile për trajnerin italian. Kush do të jetë pasuesi i tij në stolin e Real Madridit?

Presidenti Florentino Perez e ka në mendje trajnerin e ri. Ksabi Alonso është kandidati numër 1 për të marrë drejtimin e madrilenëve vitin e ardhshëm. ‘El Mundo Deportivo’ e bën gati të sigurt emërimin e tij.

Alonso, kur ishte lojtar i Realit me Ancelotin trajner. Gazeta Si, 22 qershor 2023

Alonso ka një kontratë deri në 2024-ën me Bajer Leverkusenin që drejton aktualisht dhe nuk do të jetë e vështirë të shkëputet prej ekipit gjerman.

Spanjolli ka qenë pjesë e Real Madridit si lojtar në periudhën 2009-2014, kur ka fituar edhe Ligën e Kampionëve pikërisht me Ançelotin trajner. Tani ka ardhur koha që t’i marrë vendin trajnerit të famshëm, që do të drejtojë kombëtaren braziliane për ta kthyer te lavdia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë