Lajme

Rasti i Xhisielës, Rama: Prurje e re e jashtënxjerrjes politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” për arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja pas akuzave të Partisë Demokratike se policia dhe prokuroria e kanë arrestuar për fasadë.

Kryeministri Rama shprehet se PD po prezanton 'jashtënxjerrjen politike' të radhës.  

“Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit?Mjerë kush i beson këta të paudhë”, shprehet Rama në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1046736874075770880

Më herët opozita reagoi për arrestimin në fjalë me anë të deputetes Jorida Tabaku, duke e cilësuar arrestimin si fasadë.

“Arrestim për fasadë, në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Ka synim edhe mbylljen sa më parë të skandalit”, tha Tabaku.

Më tej, deputetja e PD-së u shpreh se heshtja nuk do të tolerohet, ndërsa tha se do të jetë pjesë e shoqërisë civile në protestën e ditës së sotme në orën 17:30 përballë Kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë